Ali H. M.Abo Rezeg
01 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
SANA (AA) – Një ushtar saudit u vra të shtunën nga Husitë përgjatë kufirit me Jemenin e përfshirë në luftë, njoftoi Ministria e Brendshme e Mbretërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ministrisë Mansur al-Turki tha se pika kufitare saudite ishte cak i një sulmi të ashpër të militantëve Husi që ishin fshehur në një zonë malore, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.
Ai tha se ushtari u vra në shkëmbim zjarrin me sulmuesit.
Që nga java e kaluar, ky është ushtari i tretë që vritet nga Husitë.