Ekip
01 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
XHAKARTA (AA) - Si pasojë e djegies së një anije e cila kishte 247 persona në bord dhe që udhëtonte nga Xhakarta në drejtim të ishullit Tidung të paktën 23 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori për Xhakartën i Agjencisë Kombëtare të Kërkim Shpëtimit të Indonezisë (BASARNAS), Hendra Sudirman, ka thënë se të paktën 23 persona kanë humbur jetën në këtë ngjarje.
Duke vënë në dukje se puna për kërkim shpëtimin ende është duke vazhduar Sudirman në vijim ka thënë: "Si pasojë e punës sonë 194 udhëtarë janë shpëtuar. Deri më tani kemi gjetur trupat e pajetë të 23 udhëtarëve, ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit ende vazhdojnë."
Anija e cila transportonte udhëtarë që shkonin në ishullin Tidung për të festuar ndërrimin e viteve, ka marrë flakë në orën 08:46 sipas orës lokale.