Talha Yavuz
02 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Një ushtar ukrainas u vra në sulmin e separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, njoftohet se separatistët kanë shkelur armëpushimin 11 herë dje dhe një herë sot.
Në deklaratë thuhet se separatistët hapën zjarr në rajonet Pavlopil, Svitlodarsk, Avdiyivka dhe Vodyanik të Donbasit dhe thuhet se një ushtar ukrainas u vra si rezultat i sulmeve.
- Kriza e Donbasit
Më 21 nëntor 2013 filluan demonstratat në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, pasi presidenti Viktor Yanukovych nuk nënshkroi Marrëveshjen e Asociimit të Bashkimit Evropian (BE).
Pasi Yanukovych u largua nga vendi në shkurt 2014 si pasojë e rritjes së demonstratave, separatistët pro-rusë shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre në qytetet Donetsk dhe Luhansk në pjesën lindore të vendit.
Më shumë se 13.000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktet midis separatistëve dhe qeverisë së Kievit që nga viti 2014.