Stipe Mayiç
17 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
ZAGREB (AA) – Mbi pesë mijë maturantë janë tubuar sot në sheshin “Ban Jelaçiç“ në Zagreb nga ku u nisën drejt liqenit Bundek aty ku tradicionalisht kremtojnë fundin e shkollimit të mesëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Norijada paraqet një traditë shumëvjeçare të maturantëve të Zagrebit të cilët me ndihmën e Bashkisë organizojnë tubimin e madh në sheshin e qytetit, për tu nisur më pas në kolonë të madhe të cilën e kryeson një kamion me altoparlantë nga ku lëshohet muzikë, për të arritur në destinacion final në liqenin Bundek ku festa do të zgjasë deri në orët e vona.