Davit Kachkachishvili
15 Dhjetor 2022•Përditësim: 15 Dhjetor 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se si pasojë e sulmit të ushtrisë ruse në qytetet e rajonit të Donbasit në Ukrainë, kanë ndodhur shkatërrime të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelenskyy iu drejtua kombit përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Telegram.
Duke thënë se sulmet e ushtrisë ruse ndaj vendit të tij po vazhdojnë, Zelensky deklaroi se 13 dronë të prodhimit iranian u shkatërruan në orët e para të mëngjesit në rajonin e Kievit.
Presidenti ukrainas deklaroi se përleshjet e ashpra vazhdojnë dhe se forcat ruse vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet në vijën e frontit.
“Rusia po shkatërron qytetet në Donbas, ashtu siç po shkatërron Mariupolin, Volnovaha dhe Bakhmut”, tha Zelenskyy.
Ai deklaroi se sot forcat ruse kanë kryer sulme edhe në Kherson, ku mbeti i vrarë një djalë 8-vjeçar.
Ai rikujtoi se 64 nga ushtarët e tyre u kthyen në shtëpi në raundin e ri të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.
“Vazhdojmë të punojmë për lirimin dhe kthimin e çdo burri dhe gruaje ukrainase të cilët ende po mbahen në Rusi”, shtoi Zelensky.