Adem Şalvarcıoğlu
27 qershor 2016•Përditësim: 27 qershor 2016
XHAKARTA (AA) - Njoftohet se një avion pasagjerësh i Linjës Ajrore të Singaporit, ka marrë flakë pasi ka bërë ulje emergjente në aeroportin Changi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali i lajmeve Channelnewsasia, njoftoi se avioni pasagjerësh i tipit Boeing 777-300ER i cili ishte duke shkuar në qytetin Milano të Italisë, dy orë pas nisjes është kthyer në aeroportin Changi për shkak të një problemi teknik.
Në avionin i cili bëri ulje emergjente në aeroportin Changi për shkak të rrjedhjes së karburantit në motor, shpërtheu një zjarr.
Mësohet se 222 pasagjerë dhe 19 persona të ekuipazhit në avion u evakuuan, ndërsa nuk ka të plagosur.
Zyrtarët e aeroportit Changi deklaruan se ekipet e zjarrfikësve zjarrin e kanë shuar për disa minuta.