Dmitri Chirciu
11 maj 2020•Përditësim: 12 maj 2020
Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në qytetin Krasnogorsk të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Ministria ruse e Emergjencave, zjarri ka shpërthyer në qytetin Krasnogorsk të rajonit të Moskës.
Nga zjarri kanë humbur jetën 9 persona ndërsa 19 të tjerë janë plagosur.
Gjatë zjarrit në ndërtesë ndodheshin 29 persona ndërsa kanë filluar hetime në lidhje me rastin.