Mehmet Hatipoğlu
27 Korrik 2021•Përditësim: 28 Korrik 2021
Në një zonë pyjore në rajonin Stamata të komunës Dionisos në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, ka shpërthyer zjarr në orët e drekës, raporton Anadolu Agency (AA).
Përderisa flakët e përhapura nga erërat e forta filluan të kërcënojnë vendbanimet, fshati Galini është evakuuar si masë paraprake, disa rrugë në rajon janë mbyllur për trafik dhe shumë zjarrfikës janë dërguar në rajon.
Punimet e shuarjes së zjarrit i koordinon Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve Gjeneral Lejtnant Stefanos Kolokuris, ndërsa marrin pjesë 43 ekipe zjarrfikëse, 24 automjete zjarrfikëse, 2 avionë dhe 2 helikopterë.
Zyrtarë të Komunës Dionisos theksojnë se gjendja në rajon është shumë e rëndë dhe përkundër ndërhyrjeve të ekipeve, flakët iu afruan vendbanimeve.