Bedrudin Brlyavac
10 Nëntor 2015•Përditësim: 11 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Bashkimi Evropian (BE) vitin e kaluar kishte shpenzuar gabimisht 6.4 miliardë euro, nga të cilat dy të pestat e harxhimeve të Shteteve Anëtare dhe institucioneve evropiane janë bërë gabimisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk bëhet fjalë për mashtrim, joefikasitet apo hudhje të parave. Por për vlerësim të shumës së parave që nuk është dashtur të paguhet, sepse nuk është përdorur në përputhje të plotë me rregullat e BE-së", theksohet nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.
Më tej shtohet se shumica e gabimeve rrjedh nga zbatimi i gabuar, dhe shpesh nga mungesa e kuptimit të rregullave të komplikuara të BE-së për shpenzimet, ndërsa vetëm 22 raste janë identifikuar si mashtrime të mundshme dhe u janë dërguar shërbimit të Zyrës së Antikorrupsionit të BE-së (OLAF).
Përndryshe, në mënyrë të parregullt janë paguar 4,4 përqind nga buxheti i BE-se për 2014 në vlerë prej 142,5 miliard euro. Gjykata Revizore po planifikon uljen e normës së gabimit në dy përqind.