12 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
BERLIN (AA) - Aviokompania gjermane Lufthansa ka anuluar 933 fluturime në tre aeroporte kryesore në Gjermani pas dështimit të përpjekjeve për ndaluar grevën e ekuipazhit të kabinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Me anulimin e fluturimeve të kësaj kompanie sot janë prekur 107 mijë pasagjerë të cilët duhej të udhëtonin nga ose në Frankfurt, Mynih dhe Dyseldorf, më shumë se një ditë pas fillimit të grevës të premten.
Lufthansa që nga fillimi i grevës ka anuluar rreth 3.700 fluturime, ndërsa kjo ka prekur rreth 443 mijë pasagjerë.
Sindikata e ekuipazhit të kabinës me anë të grevës dëshiron të sigurojë paga për rreth 19 mijë punonjës përderisa dalin në pension të përkohshëm në rast të ndërprerjes së kontratës me kompaninë, e cila po përpiqet të bëjë shkurtimin e shpenzimeve.