Ekip
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) – Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë gjobitur bankat JPMorgan, HSBC dhe Credit Agricole me gjithsej 484 milionë euro, meqë kanë qenë në kontakt sesi të manipulojnë çmimet e prodhimeve financiare lidhur me shkallën kamatore, raporton Anadolu Agency (AA).
Margrethe Vestager, komisare e BE-së për Konkurrencën e Tregut tha se bankat në mënyrë të paligjshme kanë shkëmbyer informacione të ndishme dhe kanë qenë në kontakt për të realizuar fitim në tregun e prodhimeve speciale financiare.
BE-ja ka gjobitur JPMorgan Chase, selia e së cilës është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me 337 milionë euro, bankën franceze Credit Agricole me 114 milionë euro, ndërsa atë britanike HSBC me 33.