Ayşe Hümeyra Atılgan
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Brexit nuk do të ndikojë negativisht në eksportin e mallrave të Turqisë në Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian (BE), deklaroi të shtunën ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkci, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për AA, ministri Tufenkci tha se në lëmin e tregtisë, ajo që vlenë më së shumti është interesi i dyanshëm, duke nënvizuar se gjithmonë do të ketë një treg përderisa ka mallra cilësore me çmime konkurruese.
Duke nënvizuar se Bashkimi Evroopian nuk është i pazëvendësueshëm, Tufenkci shtoi se blloku do të duhet ti rishqyrtojë strategjitë dhe politikat e veta.
Ministri turk deklaroi se vendi i tij respekton vendimin e popullit në Britani.
Të enjten rreth 52 përqind e votuesve të regjistruar votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.