Ahmet Gürhan Kartal
16 Shkurt 2017•Përditësim: 16 Shkurt 2017
LONDËR (AA) - Britania e Madhe do të mund të preket më shumë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar në qoftë se pas Brexit ajo nuk do të sigurojë një partneritet me Europolin, Agjencinë për zbatimin e ligjit në BE, deklaroi të enjten drejtori i saj për Britani, Rob Wainwright, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për televizionin SKY, ai tha se mungesa në qasjen e të dhënave të organizatës së inteligjencës e cila ndodhet me seli në Hagë, do të mund të shkaktojë probleme të sigurisë.
“Kam parë se si kërcënimi nga terrorizmi dhe krimi i organizuar janë shndërruar në një kërcënim global, prandaj është më se i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar policor për të na mbajtur të sigurt”, tha Wainwright.