Ekip
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
MADRID (AP) — Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Spanjës ka realizuar rritje me 0.8 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, që është rritja e 11-të e njëpasnjëshme e tremujorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Enti spanjoll për statistikat bëri të ditur se gjatë 12 muajve të fundit ekonomia e këtij vendi ka përjetuar rritje prej 3.4 përqind.
Spanja lufton me recesionin nga viti 2013 dhe momentalisht është një nga vendet e Bashkimit Evropian me rritje më të shpejtë ekonomike, ku pavarësisht kësaj përqindja e papunësisë ka mbetur 21 përqind, që është përqindja më e lartë e papunësisë në BE pas Greqisë.