Bedrudin Brjavac
14 tetor 2015•Përditësim: 14 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Kompania Google është shpallur punëdhënësi më i mirë në botë për vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Studimi një-vjeçar nga "Great Place to Work" i cili u zhvillua në 45 vende të botës, ka treguar se Google është punëdhënësi më i mirë.
Kompania Google njihet me reputacionin e saj si një vend ideal për të punuar. Përveç kushteve të mira dhe të shkëlqyera për punë, siç thuhet në anketë, pagat në këtë kompani janë shumë të larta.
Në kompaninë Google aktualisht punojnë rreth 56.000 të punësuar nga e gjithë bota.
Kështu, punëdhënësi më i mirë dhe më i dëshiruar është Google, ndërsa pas saj në listë janë SAS Institute, WL Gore & Associates, NetApp, Telefonica, EMC, Microsoft, BBVA, Monsanto dhe American Express.
Në listën e 25 punëdhënësve më të mirë në botë gjithashtu janë Marriott, Belcorp, Scotiabank, Autodesk, Cisco, Atento, Diageo, Accor, Hyatt, Mars, Cadence, Hilti, EY, H&M dhe kompania daneze Novo Nordisk.