Mintaha Neslihan Eroğlu
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
KALIFORNI (AA) – Kompania Google ka prezentuar prototipin e makinës me kontroll automatik i cili është zhvilluar gjatë gjashtë viteve të fundit dhe i cili ende është një projekt në zhvillim, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e gazetarëve patën rastin të njihen me makinën pa pilot në luginën e silikonit, por edhe të shëtiten me automobilin e vogël, dizajni i të cilit tërheq vëmendjen, që është i njohur edhe si makina e së ardhmes.
Edhe pse prodhuesit dhe teknologët të cilët janë janë angazhuar në zhvillimin e makinës kanë paraljmëruar se pamja përfundimtare do të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme, është e qartë se ky automobil i zgjuar jashtë ngjason me një koalë.
Makina e prezentuar sot nga ekzistuesi dallon me disa ndryshime se në vendin e caktuar për timon dhe pedale ka një ekran të kontrollit. Me të shtypur butonin Start fillon numërimi 3, 2, 1 - dhe automjeti niset. Drejtimi i automjetit rregullohet automatikisht përmes sensorëve të shumta, kurse pasagjerët në ekran mund të shohin paramertat e ngarjes.
Vepra e Ebgenering Roush nga Livonia aktualisht mund të arrijë shpejtësinë deri në 40 kilometra në orë, që sipas ekspertëve të përfshirë në këtë projekt konsiderohet e mjaftueshme për testimin e mjetit, dhe theksojnë se siguria e daljes së tij në rrugë është para shpejtësisë.
Të pajisura me sensorë dhe sisteme moderne të GPS, sikur ato të nëndetëseve dhe aeroplanëve, makina pa pilot në çdo kohë ka një rishikim të detajuar të hapësirës brenda një rreze prej 183 metrash rreth saj, i cili për dallim nga njeriu është shumë më i aftë për të njohur pengesat ose rreziqet në rrugë.
Prototipi i veprës së Google tashmë me lehtësi njeh dhe dallon makinat, kamionët, automjetet e emergjencës dhe të ngjajshme, por prodhuesi pohon ekspertët punojnë me kujdes për të zhvilluar kapacitetin për versionin final i cili duhet të njohë të gjitha subjektet e mundshme për t'iu përshtatur kushteve të rrugës.
Menaxheri i projektit Chris Urmson tha se gjatë testit të makinës po krijohen bazat e të dhënave të situatave të ndryshme në rrugë dhe mund të thuhet se makina me autopilot ka aftësinë për të parashikuar zhvillimet në trafik dhe merr parametrat nga ajo që e rrethon automjetin.
Automjeti Testues tashmë ka kaluar dy milionë kilometra dhe softwer i tij posedon një eksperiencë të madhe, kures deri më tani ka marrë pjesë në vetëm nëntë aksidente me pasoja të vogla, të cilat janë të shkaktuara nga shoferët neglizhent në trafik.
Ngasja në kushte të të rreshurave të dëborës dhe shiut, si dhe njohja e lëvizjes të dorës së policëve të trafikut dhe të këmbësorëve janë subjekt i punës së inxhinierëve të cilët me 25 prototip kryejnë testimet në Mountain View dhe Austin.