Amina Zorniç
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Kërkuesi më i madh i internetit Google me logon e sotme kremton ditëlindjen e 200-të të matematicientit dhe filozofit britanik George Boole, raporton Anadolu Agency (AA).
Boole, i lindur në ditën e sotme të vitit 1815, shpikës i algjebrës së Boole-it e cila është bazë e kalkulimeve kompjuterike, konsiderohet si “babai i informatikës moderne”. Për këtë arsye, besohet se Boole ka vendosur themelet e revolucionit digjital.
Pjesa e tij më e rëndësishme konsiderohet të jetë “hulumtimi i ligjit të mendimit mbi të cilën bazohet teoria e logjikës matematikore dhe probabilitetit”, të publikuar në vitin 1854. Boole i është qasur logjikës në mënyrë të re, duke marrë algjebrën e thjeshtë dhe shndërruar logjikën në matematikë.
Boole ndërroi jetë në vitin 1864 në Irlandë nga ndezja në mushkëri, si pasojë e asaj që kishte ecur nga dy kilometra në këmbë nëpër shi për t'u mbajtur ligjërata studentëve me rroba të lagura.