Hüseyin Erdoğan
24 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
SOFJE (AA) - Kompania multinacionale e naftës dhe gazit, Shell, do të bëjë kërkime të gazit në ujërat territorial të Bullgarisë, në Detin e Zi, njoftojnë nga kryeministria bullgare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një komunikate të lëshuar, ministrja bullgare për Energji, Temenuzhka Petkova dhe zyrtarët e kompanisë Shell të martën nënshkruan një marrëveshje për hulumtim të gazit natyror.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se shteti është duke punuar me përkushtim që të shndërrohet në qendër rajonale e distribuimit të gazit natyror dhe ti ofrojë Bashkimit Evropian një diverzitet për sa i përket furnizimit.
Projekti për kërkim të gazit natyror është i vlefshëm 18.6 milionë euro dhe i njëjti do të zgjasë pesë vjet me mundësi të vazhdimit të afatit edhe për dy vite tjera.