Ata Ufuk Şeker
24 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Sipas hulumtimeve të Fondacionit gjerman Bertelsmann Stiftung, pezullimi i Marrëveshjes Shengen, në dhjetë vitet e ardhshme, ekonomisë së Bashkimit Evropian do ti kushtonte nga 427 miliardë deri në 1.4 trilionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Thiess Peterson, zyrtari i Fondacionit për AA tha se është e qartë se rivendosja e kontrollit në kufijtë e vendeve Shengen do të kenë pasoja të pashmangshme negative ekonomike.
"Zbatimi i kontrolleve në kufijtë do të rriste koston e transportit dhe magazinimin e mallrave. Fundi i Shengenit do të rriste edhe koston e prodhimit, dhe e gjithë kjo do të çojë në rritjen e pashmangshme të çmimit të mallrave", tha Peterson.
Peterson më tutje pohon se rritjet e çmimeve do të shkaktojnë uljen e kërkesës së mallrave në treg, eksporteve dhe investimeve, dhe gjithë kjo në fund të fundit do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike në të gjithë Evropën. Ai shtoi se këto ndikime negative do të prekin edhe ekonominë e Kinës, SHBA-ve dhe vendeve tjera në botë që janë lojtarë aktivë në tregun evropian.
Studim mbi pasojat e rënda të pezullimit të Shengenit, ekonomistët e Fondacionit i kanë kryer duke u bazuar në dy skenarë të mundshëm, më të përshtatshmin dhe më të dëmshmin. Studimi i referohet 24 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ndërsa nuk përfshin Luksemburgun, Maltën, Qipron Jugore dhe Kroacinë.