10 nëntor 2015•Përditësim: 11 nëntor 2015
BERLIN (AA) - Ekuipazhi i kabinës së aviokompanisë gjermane Lufthansa ka sjellë vendimin se greva e cila filloi të premten në tre aeroportet më të mëdha në vend do të zgjerohet në të gjitha fluturimet. Kjo, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes me drejtorinë në lidhje me beneficionet e të punësuarve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sindikata e cila përfaqëson personelin e kabinës u bëri thirrje sot anëtarëve të zgjerojnë grevën. Dhjetra mijëra pasagjerë deri më tani janë prekur nga greva për shkak të së cilës janë anuluar qindra fluturime.
Lufthansa ka vërtetuar sot se të gjitha fluturimet e saj nga Gjermania duhet të anulohen nga e mërkura në ora katër sipas kohës lokale deri të premten në mesnatë.
Sindikata dëshiron të sigurojë rritjen e pagës për 19 mijë anëtarë nëse dalin në pension të parakohshëm, së bashku me kërkesat e tjera për të cilat është në konflikt me drejtorinë e Lufthansa-s, e cila tenton ti shkurtojë shpenzimet.
Sindikata e refuzoi ofertën e fundit, duke pretenduar se siguron vetëm përmirësimin minimal në negociatat me drejtorinë.
Përfaqësuesit e Sindikatës thanë se kompania kohët e fundit i ka rritur të hyrat vjetore.
Greva nuk do të ndikojë në punën e kompanive të tjera si Germanwings, Swiss dhe Austrian Airlines.