Ekip
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
MADRID (AA) – Spanja ka realizuar vitin e tretë me radhë të rekordit të njëpasnjëshëm në turizëm, konfirmoi Jose Manuel Soria, ministri i Turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se në 11 muajt e parë të vitit 2015, Spanjën e kanë vizituar thuajse 64 milionë e 600 mijë turistë, që është 4.8 përqind më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deri në fund të vitit 2015, saktë në muajin dhjetor ministri Soria parashikon më shumë se tre milionë turistë, që do të thotë se Spanja me gjithsej 68 milionë turistë do të jetë rekord i ri për këtë vend. Vitin e kaluar, që po ashtu ishte rekord, Spanjën e vizituan 64.9 milionë turistë. Në vitin 2013, Spanja mbante rekordin me 60.6 milionë turistë.
Në sektorin, i cili paraqet rreth 11 përqind të ekonomisë spanjolle, gjatë viteve të fundit është shënuar përmirësim për shkak të dobësimit të euros dhe situatës së brishtë të sigurisë në Egjipt dhe Tunizi, konkurrentët kryesor për turizëm në Detin Mesdhe.