Ergin Garip
22 gusht 2021•Përditësim: 23 gusht 2021
Në ngushticën e Bosforit në Stamboll u mbajt me një interes të lartë Gara Ndërkombëtare e Notit i cila këtë vit zhvillohet për të 33-tën herë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Turk (TMOK), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Bayındır Health Group thuhet se gara përfundoi me pjesëmarrjen e rreth 2.465 notarëve vendas dhe të huaj nga 55 vende.
Gara e 33-të Ndërkombëtare e Notit të Samsung e cila bashkon në ngushticën e Bosforit sportdashës të çdo moshe nga çdo vend i botës, kishte sponsor shëndetësor Bayındır Health Group i cili ndodhet në mesin e kompanive të grupit Türkiye İş Bankası.
Prej 33 vitesh Gara Ndërkombëtare e Notit të Samsung e cila ka siguruar një kontribut të madh në promovimin e Turqisë, edhe këtë vit ajo bashkoi në ngushticën e Bosforit sportdashës të çdo moshe nga çdo vend i botës.
Bayındır Health Group prej 5 vitesh ka ndërmarrë përsipër sponsorizimin shëndetësor të aktivitetit, në të cilin ka mbështetur me dy çadra shëndetësore të pajisura plotësisht, ekip shëndetësor me përvojë dhe me ambulancat në gatishmëri.
Drejtori i përgjithshëm i Bayındır Health Group, Sezai Sevgin deklaroi se organizimi u ofron sportistëve një përvojë të pashembullt dhe një dobi të madhe për përhapjen e sportit në shoqëri. "Në këtë organizim gjigant marrin pjesë 2.465 sportistë nga 55 shtete. Gjithashtu edhe unë jam i lumtur pasi marr pjesë si sportist për të nëntën herë. Ky organizim i cili mbart një përvojë dhe emocion të ndryshëm çdo vit për shkak të drejtimit dhe forcës së erës dhe rrjedhës, përveçse është një garë në det të hapur ajo mbart identitet të një gare me strategji dhe performance", tha Sevgin.
Sipas informacioneve të dhëna, Sevgin i cili prej vitesh merr pjesë në Garën Ndërkombëtare të Notit Samsung, e përfundoi garën me 48 minuta e 14 sekonda në kategorinë e grup-moshës 50-54 vjeç.