Mehmet Hatipoğlu
21 Gusht 2021•Përditësim: 23 Gusht 2021
Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) njoftoi se ka anuluar akreditimet e Laboratorëve për Kontrollin e Dopingut të Athinës me arsyetimin se nuk zbatojnë standardet ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë në faqen e internetit të WADA-s, thuhet se Komiteti Ekzekutiv i WADA-s (ExCo) lidhur me vendimin e saj për këtë çështje ka informuar Laboratorët e Athinës, Bordin Olimpik Ndërkombëtar dhe federatat ndërkombëtare të atletizmit.
"Laboratorët e Athinës kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimin në fjalë. Për të bërë sërish kërkesë për akreditim është e nevojshme që të zbatohen kushtet që parashikon rregullorja e WADA-s", thuhet në deklaratë.
WADA si rezultat i kontrolleve të kryera në vitin 2019, pezulloi për 18 muaj, fillimisht me 9 dhe më pas me 12 muaj aktivitetet e Laboratorëve të Athinës me arsyetimin se janë të pamjaftueshëm në aspektin institucional dhe të pajisjeve.