Murat Temizer
02 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Ukraina pagoi gaz vetëm për pesë ditë, bëri të ditur sot Alexey Miller, drejtori ekzekutiv i gjigandit rus të energjisë Gazprom, raporton Anadolu Agency (AA).
Miller, në prononcimin për mediat ruse tha se Ukraina ka zvogëluar konsumin e saj të gazit rus duke filluar nga nëntori për shkak të borxhit të kompanisë shtetërore të gazit natyror Nafogaz. “Ukraina pagoi për gaz vetëm edhe për pesë ditë”, tha Miller.
Nga ana tjetër, drejtori ekszekutiv i Naftogaz-it, Andriy Kobolev më herët tha se Ukrainës nuk do t’i nevojitet gazi rus nga viti 2016.
Aktualisht, Ukraina për çdo ditë importon 110 milionë kub metra gaz natyror nga Rusia, 14.3 milionë metra kub nga Sllovakia dhe 0.6 milionë metra kub nga Hungaria dhe Polonia.