Gökhan Ergöçün
13 Prill 2022•Përditësim: 14 Prill 2022
Banka Qendrore e Zelandës së Re ngriti sot shkallën kamatore për 50 pikë bazë në 1.5 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Banka rezervë e Zelandës së Re (BRZR), kjo është rritja më e madhe e shkallës kamatore që nga maji i vitit 2000.
Këshilli për politikë monetare të bankës është i mendimit të vazhdojë shtrëngimin e kushteve monetare për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur punësimin e qëndrueshëm.
Sipas BRZR-së, zhvillimet globale në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe luftën midis Rusisë dhe Ukrainës po rrisin presionet e inflacionit dhe po thellojnë ndërprerjet e furnizimit.
"Komiteti do të vazhdojë të fokusohet në sigurimin që inflacioni aktual i lartë i çmimeve të konsumit të mos përfshihet në pritjet afatgjata të inflacionit”, thuhet më tej.