Recep Şakar
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
MELBURN (AA) - Enti i Statistikës së Zelandës së Re (SNZ), njoftoi se numri i migrantëve të cilën kanë ardhur në vend është rritur në një nivel shumë të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e SNZ-së thuhet se në Zelandën e Re këtë vit deri më 31 maj kanë ardhur 68 mijë e 400 migrantë, ndërsa numri tyre të cilët u vendosën në vend ose u rikthyen në shtëpitë e tyre në Zelandën e Re u rrit nga 5 mijë e 500 në 6 mijë e 200 në muaj.
Ekonomisti Phil Borkin për Radion e Zelandës së Re tha se Zelanda e Re është një vend tërheqës për të jetuar. Sipas tij, performansa e mirë e vendit në ekonomi ka ndikuar në numrin e migrantëve.
Zelanda e Re ka një popullsi prej 4 milionë e 695 mijë banorë dhe të ardhura kombëtare për kokë banori prej rreth 36 mijë dollarë. Papunësia është 5.7 përqind.
Në vend më shumë migrojnë indianët, më pas kinezët dhe filipinasit.