Admir Fazlagikj
17 Gusht 2016•Përditësim: 17 Gusht 2016
SHKUP (АА) - Në vigjilje të shënimit të 18 Gushtit – Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë, delegacione nga Qeveria, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtatmadhoria e ARM-së vendosën kurorë lulesh para Monumentit të Varrezave të Partizanëve, varrezat e ish-presidentëve dhe komandantëve supremë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, si dhe në varrin e gjeneral Mihailo Apostolski, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacionin qeveritar e kryesonte zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, ndërsa pjesë e delegacionit ishte edhe ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
Këtë vit, Dita e ARM-së do të shënohet në mënyrë simbolike për shkak të ngjarjeve tragjike me përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ushtarët e ARM-së nga e shtuna kur kanë ndodhur përmbytjet, vazhdimisht janë në terren në vendet e banuara në rajonin e
Shkupit dhe të Tetovës.Vendimi për shënimin simbolik të Ditës së ARM-së u mor dje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Nesër para Ministrisë së Mbrojtjes, në kuadër të shënimit, do të mbahet rreshtim i pjesëtarëve të ARM-së dhe të punonjësve të ministrisë.
Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni "Mirçe Acev", i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar i LNÇ-së së Maqedonisë.