Sefa Eyi
03 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
ORDU (AA) - Plaku 88 vjeçar, Mustafa Etes nga qyteti verior i Turqisë, Ordu, që nga viti 1960 mban ditar. Mustafa Etes në një bisedë për Anadolu Agency (AA), tregoi se për shkak të kushteve të asaj periudhe nuk ka patur mundësi të shkojë në shkollë, por për të mësuar "një shkronjë" ka punuar në kopshte.
Ai tregon se ka mësuar shkrim dhe lexim në vitin 1945 në kohën kur ka punuar afër personave të cilët dinin të lexonin dhe shkruanin, ndërsa ka nisur të shkruaj në vitin 1960 duke mbajtur ditar. Gjithashtu tregoi se në ditarin e tij ka patur vend për temat të rëndësishme të periudhës, motit në rajonin ku jeton dhe personave të cilët kanë vdekur.
Etes duke theksuar se me mbajtjen e ditarit i ka mbajtur kujtimet e veta të freskëta, tha se: "Në rajonin ku kam lindur nuk kishte shkollë. Isha i përqendruar dhe i vendosur të mësoja shkrim dhe lexim. Së pari i kam shkrur 29 shkronjat në një letër dhe i mësova ato përmendsh. Punova me ditë në kopshtet e personave të cilët dinin të lexonin dhe shkruanin, që ti mësoj këto shkronja. Në vitin 1945 mësova të lexoj. Në vitin 1960 fillova të shkruaj duke mbajtur ditar".
Gjithashtu 88 vjeçari i cili theksoi se ditarët të cilat i ka mbajtur deri më sot përbëhen nga 20 mijë e 521 faqe, tha më tej se: "Pas grushtit të shtetit të 27 majit, ekzekutimi i kryeministrit të periudhës Adnan Menderes më 17 shtator 1961, zgjedhjet, grusht shtetet, të gjithë çështjet e rëndësishme gjenden në ditarët që kam. Ditarët i ruaj brenda arkës prej druri të cilën e kam bërë unë".