Tufan Aktaş
17 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
HARARE (AA) - Ushtria e Zimbabve-s (ZDF) njoftoi se vazhdojnë bisedimet në lidhje me tërheqjen e presidentit të vendit Robert Mugabe nga detyra e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ushtrisë së publikuar në gazetën shtetërore "The Herald" pas takimit të mbrëmshme të tyre me Mugabe, është theksuar se është arritur progres i rëndësishëm në "pastrimin e kriminelëve rreth Mugabes dhe se janë arrestuar shumë persona".
Në deklaratën ku është theksuar se bisedimet e ushtrisë për tërheqjen e Mugabes nga detyra e tij vazhdojnë, është thënë se kanë njoftuar atashetë ushtarakë në vend në lidhje me zhvillimet.
Mugabe i cili mbahet në arrest shtëpiak, dje ishte takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm të vendit, Constantino Chiwenga. Pas takimit ku ishte i pranishëm edhe delegacioni nga Afrika e Jugut ishin publikuar fotografitë e Mugabe me Chiwenga dhe anëtarët e delegacionit.
Ushtria e Zimbabve ditën e mërkurë kishte hyrë në kryeqytet, kishte marrë nën kontroll televizionin shtetëror, ndërsa ishte pohuar se intervenimi ushtarak "nuk është grusht shteti".