Hayati Akçay
13 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
ORDU (AA) - Lideri i ligës amatore turke në futboll, Ulubey Belediyespor, ka mposhtur kundërshtarin Kabatasspor me një rezultat prej 20-0, dhe nga shkaku i shënimit të shumë golave ndaj kundërshtarit, lojtarët nuk do të marrin shpërblimet e premtuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raundin e 3-të të playoff-it të ligës së parë amatore Ordu, sot forcat i matën ekipi kryesues i tabelës Ulubey Belediyespor dhe ekipi i fundit në radhitje Kabatasspora.
Ndeshja përfundoi me fitoren e pabesueshme me rezultatin 20-0, ndërsa në listën e golashënuesve mungoi vetëm emri i portierit të ekipit fitues.
Në momentet kur lojtarët po festonin, atyre u erdhi një lajm i hidhur nga pronari i klubit Isa Turkcan, njëherësh kryebashkiak i Ulubeyt, i cili më herët kishte premtuar shpërblime për lojtarët e klubit.
“Në sfidën e sotme lojtarët tanë nuk kanë respektuar kundërshtarin dhe ishin të paturpë. Për këtë arsye unë do t'i dënoj ata dhe nuk do të paguaj shpërblimin e premtuar më parë. Ndoshta kjo do ti mësojë ata se duhet të fitojnë, por duke respektuar kundërshtarin”, tha kryetari Turkcan.