BEGOV HAN (AA) - Vesna Bešić - Shtatë vjeçarja Ramela Meseljeviç nga Hani i Beugut i cili ndodhet në afërsi të Zhepçes, ka lindur pa krahë dhe me një këmbë më të shkurtër, është mrekulli në vete. Me këmbën e shëndoshë ha, shkruan, vizaton, lan dhëmbët ... është e gëzuar dhe e mbushur plot me jetë
Ramela është nxënëse e klasës së parë të shkollës fillore "Hani i Beugut". Ajo është e dashur në klasën e saj. Por, ndërsa shokët e klasës e saj shkruajnë me dorë, ngrenë dy gishtat për një pyetje ndaj mësueses, Rumela të gjitha këto i bën me këmbë.
- Çdo herë e lumtur dhe e buzëqeshur
"Motra ime më mësoi të shkruaj, të llogaris, të gjitha ajo mi mësoi, e kam të lehtë të shkruaj dhe të vizatoj me këmbë" thotë Rumela dhe shton: "Disa ditë nuk shkova në shkollë, dhe kur shkova të martën, të gjithë fëmijët erdhën tek unë. Dua të shkoj në shkollë. Kam një mike e cila quhet Sajra".
Për Ramelan, rritjen e sajë, por edhe vështirësitë që ajo përballet çdo ditë, flet edhe nëna e saj Sheherazada.
"Ramela ka lindur kështu. Ajo është pa krahë dhe me një këmbë më të shkurtër. Është e gëzuar, komunikuese, me këmbë ha, shkruan, heq fanellën, luan me motrat ... Ka filluar të shkojë në shkollë, në klasën e parë. Fëmijët tjerë e kanë pranuar shumë mirë", tha nëna Sheherazada.
Sipas saj, të gjithë shokët e klasës garojnë se kush i pari do ta ndihmojë kur ajo ka nevojë për ndihmë. Të gjithë i japin lapsa, ngjyra, gomën, apo ia kthejnë faqet e librit apo fletores, në qoftë se ajo nuk mundet.
- Si nëna ashtu edhe babai janë të papunë -
Duke rikujtuar ngjarjet e shtatë viteve më parë, kur ajo kuptoi se ka lindur një vajzë pa krahë dhe me një këmbë më të shkurtër, Sheherazade tregon se kjo ishte e vështirë.
"Me erdhi shum rëndë. Ndihem keq për shkak të mjekëve. Shkoja rregullisht në kontrolle, janë mbajtur evidenca, ultracione, megjithatë, të gjitha rezultatet tregonin se vajza ishte në rregull, që i ka të gjitha pjesët e trupit. Unë me këmbëngulje ju thoja se diçka nuk është në rregull. Ata gjithmonë e mohonin, dhe thonin se ka peshën e duhur dhe se po zhvillohet mirë", tregon Sheherazada.
Përndryshe, nënë Sheherzada nuk ndahet nga Rumela, lufta e saj dhe e vajzës së saj vazhdon çdo ditë.
Të papunë janë ajo dhe burri i saj. Rumela merr 400 KM (200 euro) asistencë ivaliditeti që janë të pa mjaftueshme. Nëna do të punojë, por ajo ka obligime ndaj vajzës së saj. Dëshira e tyre është që të paktën babai Saneli të ketë një punë për të mbështetur familjen.
"Të gjashtë anëtarët e familjes jetojmë nga asistenca e Ramelies. Burri punon privat kur është koha e mirë. Nuk ka punësim të përhershëm. Çdo ndihmë është e mirëseardhur, por kam nevojë për një zgjidhje të përhershme sa i përket Ramelës, edhe për shkollimin edhe për financat e saj", tha Sheherazada.
- Mësuesja: Ramela është një luftëtare e vërtetë -
"Ajo dëshiron të shoqërohet me fëmijët. Ajo është e mbushur me jetë, dëshira, miqësi, është komunikative. Ajo është vetëm shtatë vjeçaare, por ende nuk e besoj se ka një fëmijë të tillë, nuk e dalloj nga fëmijët tjerë. Ajo e bën çdo gjë që ata bëjnë. Të gjitha që ata i bëjnë me dorë, ajo i bënë me këmbë", thot Sheherazada.
Mësuesja Ardiana Prasko thotë se me Ramelinë njihet prej tre muajsh.
"Vajza është shumë e zgjuar dhe intelegjente. Kryen të gjitha detyrat e saja dhe shkon me ritmin e nxënësve të klasës së parë. Unë vij këtu çdo ditë, punojmë, jam e kënaqur dhe suksesi është i garantuar", tha Ardiana.
Më parë ajo nuk është ballafaquar me një rast të ngjashëm, por shtoi se është e knaqur nga përparimi i Ramelisë.
"Sa përket edukimit të saj, çdo gjë shkon sipas planit dhe programit. Është e mirë, ndëgjon dhe bënë çdo gjë që i them. Rregullish i bënë detyrat e shtëpisë, vizaton bukur dhe mundohet. Ajo pëlqen të shkojë në shkollë", thotë Ardiana duke shtuar se Rumela është "luftëtare e vërtetë".