Zehra Ulucak
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
GUATEMALA CITY (AA) - Të paktën tre persona e humbën jetën nga shembja e një grumbulli të mbeturinave në Guatemala City, kryeqytetin e Guatemalës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i shërbimit zjarrëfikës në Guatemala City, William Gonzales konfirmoi se në aksident jetën kanë humbur tre persona, në mesin e të cilëve edhe një grua, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.
Gonzales gjithashtu tha se nën grumbullin e mbeturinave pjesërisht mbeti i ngujuar edhe një kamion. Nën grumbullin e mbeturinave mbetën personat të cilët ishin duke mbledhur materiale për riciklim.