Umur Koçak Semiz
10 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
PEKIN (AA) – Si pasojë e shembjes së katër ndërtesave ngjitur njëra me tjetrën në provincën Zhejiang në lindje të Kinës humbën jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Ksinhua lajmëroi se ndërtesat e përdorura për banim në qytetin Vincou janë rrënuar nga shkaqe ende të paidentifikuara.
Ekipet për shpëtim janë dërguar në vendngjarje dhe nga rrënojat shpëtuan 5 persona të plagosur ndërsa kanë nxjerrë 8 trupa të pajetë të njerëzve që kanë humbur jetën.
Punimet për gjetjen edhe të rreth 20 personave për të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënoja ende vazhdojnë.
Së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit në punimet marrin pjesë edhe shumë vullnetarë.