Ekip
10 maj 2020•Përditësim: 10 maj 2020
Autoritetet marokene kanë konfirmuar 53 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) në një burg në qytetin veriperëndimor Tangier, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve brenda ambienteve të burgut në 397, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Delegacioni i Përgjithsshëm për Administratën e Burgjeve tha se rastet e reja përfshijnë 45 të burgosur dhe tetë punonjës të burgut.
Në përgjithësi, infeksionet me koronavirus në të gjithë burgjet e Marokut përfshijnë 301 të burgosur dhe 96 punonjës.
Sipas deklaratës, gjithsej 189 të burgosur dhe 55 punonjës janë shëruar nga sëmundja.
Sipas vlerësimeve zyrtare, ndodhen pothuajse 80 mijë të burgosur në burgjet e Marokut.
Autoritetet shëndetësore të Marokut deri më tani kanë konfirmuar 5.910 raste të koronavirusit, përfshirë 186 vdekje.