Ayşe Yıldız
20 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
ANTALYA (AA) - EXPO 2016 në Antalya të Turqisë me 110 skulptura bimore ku janë përdorur 1 milionë bimë është përshkruar si zhvillimi i njerëzimit nga Azia në Afrikë dhe nga Lindja e Largët deri në Amerikën e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të EXPO 2016 Antalya që do të mbahet për herë të parë Turqi, në rajonin Aksu janë duke vazhduar punimet për ekspozitën e cila shtrihet në një hapësirë prej 121 dynymë.
Në kuadër të projektit i cili po zhvillohet nën këshillimin e kompanisë kanadeze Mosaicultures Internationales De Montreal në këtë hapësirë të gjerë janë bërë figura nga bimët të përpunuara në figura të ndryshme nga 1 metër deri në 6 metra.
Në mënyrë që skulpturat të jenë sa më të përafërta me ato të vërtetat ka punuar një ekip prej 25 personash ku 4 prej tyre janë skulptorë dhe 10 të tjerë janë të huaj të cilët kanë punuar deri në detajet më të vogla punimet si elefant, luan, zebër, deve, mamuth, krimb i mëndafshit, gjetja e zjarrit dhe kryesisht ajo e Karvanit të Rrugës së Mëndafshit.