Abdullah Çatlı
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
ANTALYA (AA) - Me ngrohjen e motit në Antalia një pjesë e qytetarëve shijojnë detin, ndërsa një pjesë tjetër përjetojnë momente të bukura në Malet Taurus (Toros) në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksa bregdetet në Antalia presin vizitorët vendas dhe të huaj edhe në lartësitë malore Goktepe në rajonin Akseki dhe lartësitë malore Susam Beli në rajonin Gundogmus shijohet dëbora, ku personat që vijnë për të vizituar këto lartësi malore në 2 mijë e 200 metra luajnë me topa bore dhe kalojnë kohën duke bërë njeriun prej bore.
Osman Ozturk i cili jeton në rajonin Gundogmus në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se ka ardhur bashkë me fëmijët për të shijuar borën në malet Taurus.
Duke shprehur kënaqësinë e tij që shikon borë pavarësisht se ndodhemi në muajin qershor Ozturk tha se "Teksa njerëzit lahen në bregdet ne këtu luajmë me topa bore me fëmijët".
Edhe Tugay Çatli nga Antalia që është ngjitur deri në majën e maleve Taurus tha se një argëtim të tillë është e pamundur ta shijosh në ndonjë vend tjetër.
"Teksa ditën e djeshme hyja në det në bregdetin e Antalias, sot ndodhem këtu duke mbërdhirë në dëborë trashësia e së cilës ka arritur në 5 metra. Këtu kemi përjetuar edhe emocionet e borës dhe gjithkush duhet ta provojë këtë emocion", tha Çatli.