Erbil Başay
13 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
BERLIN (AA) – Në tre rajone federale të Gjermanisë sot mbahen zgjedhjet parlamentare, rezultatet nga të cilat pritet të ndikojnë jo vetëm mbi politikën lokale, por edhe në atë në nivel federal, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 13 milionë qytetarë do të votojnë në Baden-Wurttemberg, Rheinland-Pfalz dhe Sachsen-Anhalt.
Këto janë zgjedhjet e para të tilla në Gjermani që prej kur Evropa u përfshi nga kriza me refugjatët, të cilat në të njëjtën kohë paraqesin test për politikën e kancelares Angele Merkel mbi refugjatët.
Në fushatat parazgjedhore tema kryesore ka qenë politika e sigurisë dhe ajo e refugjatëve.
Politika e dyerve të hapura të cilën vitin e kaluar e promovonte Merkel ka shkaktuar reagime negative te shumë politikanë lokal, madje e njëjta ka qenë e kritikuar edhe nga pjesëtarë të partisë CDU, lider i së cilës është vet Merkel, mirëpo për këtë të fundit nuk flitet shumë në opinion.
Nga ana tjetër, partia e Unitetit Kristian Social (CSU) i është kundërvënë hapur politikës të cilën e zbaton Merkel, ndërkohë që disa kërcënuan se do ti drejtohen gjykatës Kushtetuese.