Enes Kanlı
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
BEJRUT (AA) - Shkrimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me titull, "Bota duhet të bëjë më shumë për refugjatët" është botuar në disa gazeta të Libanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë shkrim shefi i diplomacisë turke ka cekur tema si gjendjen e refugjatëve në të gjithë botën, punën e Turqisë mbi ndihmat humanitare si dhe Samitin Gloabal mbi Ndihmat Humanitare, i cili pritet të organizohet në fund të këtij muaji në Stamboll.
Në shkrimin e tij, Çavuşoğlu thekson: ''Duke përjashtuar përpjekjet personale të Turqisë, institucionet ndërkombëtare nuk kanë pjesën e nevojshme të financave. Por për njerëzit të cilët janë prekur nga krizat të cilët ne jemi dëshmitarë koha ecën. Kur bëhet fjalë për jetën e shumë civilëve, mosveprimi nuk është një qëndrimi i duhur. Bota duhet të bëjë më shumë për refugjatët''.
Duke tërhequr vëmendjen se ka ndjerë një dhimbje të madhe kur ka parë fotografinë e foshnjës Aylan, Çavuşoğlu në vijim shkruan: ''Dua të besoj që nuk ka nevojë për pamje të tjera të ngjashme për të na vënë në lëvizje''.
Edhe pse ajo ngjarje i dha një goditje të madhe botës dhe një shok, vdekja tragjike e foshnjës Aylan ndryshoi shumë pak gjëra dhe shumica e krizave njerëzore janë si pasojë e luftimeve në vende të ndryshme, ka pohuar Çavuşoğlu. Në vijim ka shtuar: ''Shembulli më i qartë për këtë është Siria ku vrasësi vret pa bërë asnjë dallim nga kurbanet e tij në mënyrë të pamëshirshme duke marrë ndihmë edhe nga jashtë''.
Kryediplomati turk në vijim të shkrimit të tij ka thënë se ndihma e Turqisë në kontekstin e ndihmës humanitare ''nuk është vetëm lehtësimi i simptomave, por bën përpjekje të theksuar për shërimin e plotë të sëmundjeve''. ''Ndihmat e Ankarasë zyrtare, bizneseve dhe shoqërisë civile në bashkëpunim të plotë me njëri-tjetrin kanë shëruar jetë të panumërta'' shkruan ai.
Duke cekur edhe organizimin e Samitit Global të Ndihmave Humanitare të OKB-së, Çavuşoğlu ka pohuar: ''Zgjedhja e Turqisë për këtë Samit nuk është e rastësishme. Turqia në dhënien e ndihmës humanitare dhe politikën e saj do ti japë një tjetër dimension historisë së diplomacisë''.