Bedrudin Brlyavac
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, mbrëmë ndoqën ndeshjen miqësore mes dy ekipeve kombëtare në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu dhe Tsipras mbërmë, me shallet e kombëtareve të tyre, ndoqën ndeshjen miqësore midis Turqisë dhe Greqisë që është luajtur në stadiumin "Başakşehir Fatih Terim" në Stamboll.
Tsipras i cili mbërriti dje në Stamboll për të ndjekur ndeshjen miqësore, u prit nga kryeministri turk në hyrje të stadiumit para ndeshjes, pas së cilës u ulën zonën VIP të tribunës nga ku ndoqën ndeshjen.
Ekipi turk arriti të kualifikohet në Euro 2016 në Francë, kurse Greqia nuk është kualifikuar.