Abdullah Aşıran
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
HAGË (AA) - Formohet zyrtarisht qeveria në Holandë, 225 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të mbajtura më 15 mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se ka nisur detyrën e saj qeveria e re e koalicionit e përbërë nga katër parti, të cilat janë Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Bashkimi Kristian Demokrat (CDA), Demokratët 66 (D66) dhe Partia e Unitetit të Krishterë (CU).
Anëtarët e kabinetit të ri që lideri i VVD, Mark Rutte, ka përcaktuar pas takimit me mbretin Alexander në pallatin Noordeinde në Hagë, kanë kryer betimin. Ndërkohë bëhet e ditur se për herë të parë në historinë e parlamentit është transmetuar direkt nga kanalet televizive ceremonia e betimit.
Qeveria e re ku Rutte mban postin e kryeministrit dhe liderët e tre partive të tjera postin e zv.kryeministrit, përbëhet në total 15 ministra dhe 8 nënsekretarë.
Sipas marrëveshjes së arritur më parë mes katër partive theksohet se VVD do të marrë 5 ministri dhe 3 nënsekretarë, CDA 4 ministri dhe 2 nënsekretarë, D66 4 ministri dhe 2 nënsekretarë, ndërsa CU do të marrë 2 ministri dhe 1 nënsekretarë.
Që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri tani vendi ka përjetuar periudhën më të gjatë pa qeveri.