Yasin Yağcı
28 Mars 2016•Përditësim: 28 Mars 2016
HAGË (AA) - Njoftohet se 4 persona janë ndaluar me dyshimin për përgatitje të një sulmi terrorist në qytetin Rotterdam të Holandës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Prokuroria e Rotterdamit theksohet se një prej të dyshuarve të arrestuar është 32 vjeç nga Franca, dy personat e tjerë të moshës 43 dhe 47 vjeç me origjinë nga Maroku, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk është përcaktuar ende.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se 32 vjeçari i dyshuar i arrestuar mbi paralajmërimet e bëra nga autoritetet franceze do të deportohet drejt këtij vendi. Vihet në dukje se policia ka nisur hetimet dhe kontrollet e gjera në vendbanimet e personave në fjalë, ku dhe për arsye të sigurisë mësohet se është mbyllur për trafikun rruga ku banojnë të dyshuarit.