Zeynep Hilal Karyağdı
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
BANGUI (AA) - Presidenti francez, François Hollande, njoftoi përfundimin e operacionit Sangaris i nisur për t'i dhënë fund krizës dhe për të ndërhyrë në vendojsjen e stabilietit në Republikën e Afrikës Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Hollande i ndodhur për një vizitë në Republikën e Afrikës Qendrore në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e tij në kryeqytetin e vendit, Bengui, theksoi se i është dhënë fund operacionit Sangaris.
"Përgjegjësia ime është që të përfundojë operacioni Sangaris që në nisi Franca në vitin 2013 në Republikën e Afrikës Qendrore. Sepse ushtria franceze po thërritet në fronte të tjera. Ajo duhet të ofrojë kujdesje edhe për territoret e Francës që përballen me kërcënimin e terrorizmit", u shpreh Hollande.
Duke cekur edhe ngjarjet e abuzimeve seksuale të kryera nga forcat e OKB-së dhe atyre francezë në Republikën e Afrikës Qendrore, Presidenti Hollande ka theksuar se duhet të ndëshkohen ato që janë përfshirë në këto ngjarje. Ai ka pohuar se "pasi të përcaktohen përgjegjësit nuk do të mund ti shpëtojnë ndëshkimit".
Ndërsa Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore, Faustin-Archange Touadera, ka bërë thirrje për vazhdimin e mbështetjes në mënyrë që operacioni për lënien e armëve të jetë i suksesshëm dhe për vendosjen e sigurisë në vend.
Presidenti i Francës, François Hollande për ti dhënë fund krizës në Republikën e Afrikës Qendrore, pas miratimit të OKB-së në dhjetor të 2013 nisi operacionin Sangaris.