Stipe Mayiç
07 Tetor 2016•Përditësim: 08 Tetor 2016
ZAGREB (AA) – Kryetari i partisë Bashkësia Demokratike e Kroacisë (HDZ), Andrej Plenkoviç dhe kryetari i MOST-it, Bozho Petrov, sot në Parlamentin e Kroacisë deklaruan bashkë se pas tre javë negociata kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, raporton Anadolu Agency (AA).
Plenkoviç tha se dëshira e tij ka qenë përfshirja e MOST-it në qeverinë e re, edhe pse ka mundur të sigurojë shumicën e thjeshtë pa partinë e lartpërmendur.
Qeveria e re do të ketë HDZ-në, MOST-in dhe përfaqësuesit e pakicave në Parlamentin e Kroacisë.