Hasan Esen
23 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se BE-ja e sheh si organizatë terroriste PKK-në dhe se është kundër aktiviteteve të saj seperatiste, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian, Mogherini tha se e konsideron si sukses marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes SHBA-ve dhe Rusisë. Ajo thotë se kjo marrëveshje injorizon situatën në territor. "Për këtë arsye kam përdorur shprehje të kujdesshme. Roli ynë nuk është të presim më kënaqësi diçka por ti mundësojmë ato", tha ajo.
- "Asadi nuk mund të jetë pjesë e qeverisë në vendin e tij"
Përfaqësuesja e lartë e BE-së u shpreh se Unioni është i qartë për sa i përket të ardhmes së Bashar Asadit. "Ky (vendim) është marrë me shumicë votash dhe që prej 5 vitesh vazhdimisht është përsëritur. Asadi nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes në qeverinë e vendit të tij. Kjo jo për arsyen se BE-ja nuk dëshiron por për arsye shumë të qarta, ku në Siri ka një luftë e cila vazhdon prej 5 vitesh. Ndërsa nëse do të shohim të vërtetën edhe pse ne kemi bërë të qartë pozicionin tonë që prej 5 vitesh Asadi ndodhet ende në detyrë. Për këtë arsye roli ynë nuk është të shprehim pozicionin tonë por të ofrojmë kushtet që do të iniciojnë procesin e një rezultati", ka thënë Mogherini.