Michael Sercan Daventry
23 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
LONDËR (AA) – Dëshmitë e bashkëpunimit të Rusisë, regjimit sirian dhe forcave kurde në Siri janë shumë shqetësuese dhe krijojnë siklet të qartë në Britaninë e Madhe, u shpreh sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Phillip Hammond, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para Parlamentit e Britanisë, Hammond tha se kurdët sirianë “janë pjesë e rëndësishme e cilës do marrëveshje paqësore në Siri”, porse dëshmitë që tregojnë për bashkëpunimin e tyre me qeverinë siriane të presidentit Bashar al-Asad dhe forcave ajrore ruse për Britaninë paraqesin një siklet të qartë.
“Ajo që kemi parë gjatë javëve të fundit është një dëshmi shumë shqetësuese e bashkëpunimit mes forcave kurde, regjimit sirian dhe forcave ajrore ruse që krijon siklet të qartë lidhur me rolin e kurdëve në gjithë këtë”, deklaroi shefi i diplomacisë britanike.