Ayşe Aktaş
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Kryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve të Brazilit, Waldir Maranhoa, e anuloi interpelancën që u miratua muajin e kaluar në Kuvendin e Përfaqësuesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Maranhoa theksoi se vendimin e ka marrë për shkak të parregullsive në seancë dhe votime në lidhje me këtë çështje në Kuvendin e Përfaqësuesve, që është Dhomë e Kongresit Kombëtar të Brazilit.
Mësohet se në vendim, njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të presidentes së shtetit, Roussef, kryeprokurori Jose Eduardo Cradozo, nuk do t’u japë anëtarëve rekomandim për votë për ose kundër në votimet për largim nga detyra, dhe se pohimet se kjo e bën të pavlefshme interpelancën janë efektive.
Liderët opozitarë deklaruan se vendimin do ta paraqesin para Gjykatës së Lartë të Brazilit për apel.
Të mërkurën pritej votim në Senat në lidhje me Roussef, “për hapje ose mos hapje të procedurës gjyqësore për korrupsion”. Në votimin e mbajtur më 17 prill në Kuvendin e Përfaqësuesve, vendimi i Maranhoa-s i cili kishte shfrytëzuar votën në favor të Rousseff, procesin do ta transferojë përsëri në Kuvendin e Përfaqësuesve. Në pesë seancat që do të mbahen në Kuvendin e Përfaqësuesve, do të votohet për transferimin në Senat të procesit për largimin e Rousseff nga detyra.