Mahmut Atanur
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
PEKIN (AA) – Presidenti kinez Xi Jinping uroi Kim Jon-un dhe popullin e Koresë së Veriut për organizimin me sukses të Kongresit të 7-të partiak dhe zgjedhjen e tij si lider të Partisë në pushtet të Punës të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agencu (AA).
Në Korenë e Veriut për herë të parë pas 36 vitesh mbahet Kongresi i Partisë së Punës, i shtati në histori, ndërsa në të presidenti koreano-verior për herë të parë u quajt “lider” i partisë në të cilën deri tani ishte i kushtëzuar si Sekretar i përgjithshëm.
Presidenti i Kinës Xi uroi forcimin e pozitës së presidentit Kim në parti dhe shfaqi shpresën se do të jetë i sukesshëm në ndërtimin e socializmit dhe zhvillimit të Koresë së Veriut.
“Kina dhe Koreja e Veriut kultivojnë miqësi historike dhe Pekini u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Phenianin. Jemi të gatshëm që edhe më tej të kontribuojmë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve bilaterale, por edhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, porositi Xi.