Fuat Kabakçı
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Kina sot publikut ia ka prezantuar avionin e parë të prodhimit vendas. Siç ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua, avioni-pasagjerësh C919 është prezantuar sot para publikut në qendrën tregtare Shanghai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni me 158 ulëse dhe me distancë prej 4.075 kilometrash, është projektuar nga kompania Commercial Aircraft Corporation of China (COMAC).