Mehmet Alaca
02 Shkurt 2022•Përditësim: 03 Shkurt 2022
Në Meksikë ka nisur misioni i parë i eksplorimit hënor, i quajtur “Project COLMENA”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rektori i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), Enrique Graue Wiechers në një deklaratë tha se ka filluar misioni 30-60-ditorë i Hënës.
Wiechers tha se qëllimi i misionit është të vendosë pesë mikro-roamers autonome në sipërfaqen e Hënës.
Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit u tha se roverët tashmë janë në bordin e anijes amerikane "Peregrine" dhe pritet të zbresin në Hënë në qershor.
"Projekti COLMENA", një nga qëllimet e ndryshme të Meksikës në iniciativat hapësinore, drejtohet në partneritet me UNAM, me Agjencinë Meksikane të Hapësirës dhe me Laboratorin e Instrumentimit Hapësinor (LINX).
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Meksikane, Salvador Landeros Ayala tha se COLMENA do të jetë projekti i parë meksikan në lidhje me eksplorimin e Hënës dhe tha se projekte të ngjashme do të vazhdojnë.