Mahmut Atanur
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
PEKIN (AA) – Në Kinë është realizuar me sukses transplantimi i parë i mitrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, në spitalin Xijing në qytetin veriperëndimor kinez Xian, një vajzë 22 vjeçare e cila ka lindur pa mitër, me sukses i është transplantuar mitra e nënës së vet 43 vjeçare.
Operacioni zgjati 14 orë në praninë e 38 kirurgëve, ndërsa bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës është e mirë.
Nga spitali shpjeguan se momentalisht pritet të kurimin e pacientes pas çka do të kryhet fertilizim in vitro.
Transplantimi i parë i mitrës është bërë në Arabinë Saudite në vitin 2000, por për shkak të problemeve shëndetësore të pacientes i është hequr. Transplantimi i parë i suksesshëm është bërë në Turqi në vitin 2011.
Në Suedi nga viti 2012 deri më sot janë kryer nëntë transplantime të mitrës, mes të cilave edhe dy raste ku i është hequr mitra.